Elbasan/ Nis rikonstruksioni i shkollës “Naim Frashëri”

Ka nisur rikonstruksioni i shkollës “Naim Frashëri” në Elbasan, me qëllim të krijojë kushte moderne për nxënësit e saj. Projekti përfshin laboratorë të pajisur, sallë multifunksionale, sisteme ngrohjeje të reja dhe ambiente sportive të brendshme e të jashtme.

Përveç përmirësimit të kushteve për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm, do të krijohen edhe hapësira të reja për edukimin parashkollor, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe stimulues për fëmijët. Ky investim synon të ofrojë një shkollë funksionale dhe inspiruese, duke rritur cilësinë e procesit mësimor dhe aktivitetet ekstra-kurrikulare.

EDI RAMA