DINAMO, SUPER-KAMPIONE/ Qardaku: Gëzim i dyfishtë, pasi fitorja e trofeut erdhi në prag festash
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2025, 17:20
Dinamo fitoi të dielën Superkupën e Shqipërisë për herë të tretë në histori duke mundur në finale Egnatian.
Në një intervistë në emisionin “Sport Focus” në “Ora Neës”, futbollisti Eridon Qardaku foli mbi ecurinë fantastike të ekipit ku ai bën pjesë gjatë 2025-ës.
“Është pritur mjaft mirë fitorja, pasi që kur ka nisur sezoni i ri ne e prisnim këtë finale, pasi ishte një finale prestigji dhe siç dihet çdo trofe ka rëndësinë e tij dhe aq më tepër që ky trope erdhi në prag festash gjë që na bëri akoma më të lumtur”, u shpreh Qardaku.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME FUTBOLLISTIN E DINAMOS, ERIDON QARDAKU
