Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Askush nuk e priste këtë fitore të Albin Kurtit në këto përmasa
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar këtë të martë përllogaritjen 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën këtë të dielë.
Sipas rezultatit preliminar, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, me 433 mijë e 394 vota.
E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 184 mijë e 318 vota, për t’u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 119 mijë e 201 vota.
Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.
Por çfarë do të ndodhë në Kosovë pas këtyre zgjedhjeve?
Analisti Ylli Hoxha i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” u shpreh se një fitore e tillë e Albin Kurtit dhe LVV-së nuk ishte absolutisht e pritshme në këto përmasa.
“Besoj se kishte një dorë të befasisë dhe keqleximit nga ana e atyre që bënë analizat për zgjedhjet e 28 dhjetorit, përfshi këtu edhe veten time.
Por jo unë por besoj se vetëm pak njerëz mund ta paramendonin një rezultat të tillë dhe që nuk kishin spektrin e militantizmit politik.
Ajo që ka ndodhur duhet lexuar në të dyja palët e zgjedhjeve të këtij viti, ato të 9 shkurtit ku u lexuan puna e z. Kurti gjatë qeverisjes dhe këto të së dielës”, u shpreh ndër të tjera analisti Ylli Hoxha.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN YLLI HOXHA

