Numërohen votat në Kosovë, pse dështuan të vegjlit? Berisha: Kurti mbetet rrezik për integritetin territorial
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar këtë të martë përllogaritjen 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën këtë të dielë.
Sipas rezultatit preliminar, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, me 433 mijë e 394 vota.
E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 184 mijë e 318 vota, për t’u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 119 mijë e 201 vota.
Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.
Por çfarë do të ndodhë në Kosovë pas këtyre zgjedhjeve?
Hisen Berisha nga radhët PDK-së i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” u shpreh se pavarësisht fitores së arritur, qasja e Albin Kurtit ndaj shtetit mbetet një rrezik për integritetin territorial dhe stabilitetin politik në vend.
“Ne si parti kur hyjmë në garë futemi për t’i fituar zgjedhjet. Kjo që ndodhi në Kosovë ka arsyet e veta. Kemi z. Kurti që ka ardhur në pushtet nga një proces politik tejet i kundërt me atë që po ndiqnim ne 5 vite më parë.
Dhe dihet që ardhja e tij e ka futur Kosovën në një kurs tjetër politik, dhe që e rrezikojnë atë që kemi thënë me kohë, integritetin territorial dhe stabilitetin politik në vend”, u shpreh Hisen Berisha
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME HISEN BERISHËN

