Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave për deputetë në katër komuna, këto janë ato
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 08:38
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në katër komuna është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Komunat në të cilat ka përfunduar ky proces janë: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë.
KQZ ka bërë me dije se procesi po vazhdon në QKN-të e komunave të tjera, ndërkohë që të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën e rezultateve.
