GJERMANI – Rreth 30 milionë euro të vjedhura në një grabitje historike bankare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 15:45
Burime dhe hetues të sigurisë gjermane njoftuan sot se disa hajdutë kanë hyrë me forcë në një bankë në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen-it, duke vjedhur sende me vlerë rreth 30 milionë euro – të vendosura në një kasafortë me rreth 3,200 kuti sigurie.
“Më shumë se 2 500 klientë u prekën nga grabitja”, thanë sot burimet – duke e bërë atë potencialisht një nga grabitjet më të mëdha të bankave në historinë moderne gjermane.
Vjedhja me forcë u zbulua dje në mëngjes pas aktivizimit të alarmit të zjarrit.
Rreth 200 klientë të shqetësuar u mblodhën sot jashtë bankës – duke kërkuar informacion në lidhje me sendet e tyre me vlerë – ndërsa disa prej tyre u përpoqën të hynin me forcë, duke bërë që policia të shpallte degën të mbyllur.
