Zjarri fatal ditën e Krishtlindjeve/ Humbin jetën nëna dhe dy fëmijët e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 20:36
Një tragjedi e rëndë u shënua ditën e Krishtlindjeve në Angli, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi mbetën të bllokuar nga zjarri që përfshiu shtëpinë e familjes në zonën Cotswold. Flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit dhe përfshinë plotësisht banesën.
Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës 3:00, por kushtet e rrezikshme dhe shembja e strukturës e bënë të pamundur shpëtimin e viktimave. Babai arriti të shpëtojë duke thyer një dritare dhe u dërgua në spital.
Autoritetet dyshojnë se zjarri nisi në katin përdhes, ndërsa hetimet vijojnë.
