Redaktori i BBC-së: Asnjë vit lufte nuk i ngjan 2025-ës!

Redaktori i BBC-së për çështjet botërore, John Simpson, thotë se 2025 është viti më shqetësues që ka përjetuar në më shumë se gjashtë dekada raportimi nga zonat e luftës. Sipas tij, ndonëse bota po përballet me disa konflikte të rënda njëkohësisht, lufta në Ukrainë spikat për pasojat e saj gjeopolitike .

Simpson paralajmëron se ky konflikt rrezikon të përshkallëzohet përtej kufijve rajonalë, në një kohë kur marrëdhëniet mes fuqive të mëdha janë gjithnjë e më të brishta dhe roli tradicional i SHBA-së në sigurinë globale po vihet në pikëpyetje.

Ai thekson se viti 2026 mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Evropës dhe të rendit botëror, duke shtuar se procesi i ndryshimit tashmë ka nisur.