Polonia forcon kufirin lindor kundër dronëve rusë!

 

Polonia po përgatitet të ndërtojë fortifikime të reja kundër dronëve përgjatë kufijve të saj lindorë, në kuadër të shqetësimeve në rritje për kërcënimet nga Rusia. Projekti, me vlerë rreth 2 miliardë euro, pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Vendimi vjen pas shfaqjeve fë mjeteve ajrore luftarake pa pilot nga Rusia në hapësirën ajrore polake më herët gjatë këtij viti. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, deklaroi se kapacitetet e para të sistemit të ri të mbrojtjes pritet të jenë funksionale brenda rreth gjashtë muajve, ndërsa sistemi i plotë do të përfundojë brenda 24 muajve.

Autoritetet polake e shohin këtë projekt si pjesë të përforcimit të sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes së kufijve lindorë, pas rritjes së tensioneve gjeopolitike në rajon dhe të kërcënimeve nga Rusia.