Tragjedi në Krishtlindje: Nënë e bijë humbin jetën nga helmimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 17:01
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pietracatella, Itali, ku një vajzë 15-vjeçare dhe nëna e saj humbën jetën disa orë pas një darke familjare për Krishtlindje.
Dyshohet për helmim nga ushqimi, ndërsa babai i vajzës mbetet i shtruar në spital. Autoritetet kanë nisur autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Kryebashkiaku shprehu ngushëllimet e tij dhe të komunitetit për familjen.
