Koncerti i Teutës bëhet viral për shkak të veshjes !

 

Teuta Selimi surprizon të gjithë: Xhinse dhe crop-top në skenë!

Teuta Selimi ndezi Tiranën me koncertin e saj të fundit, duke treguar se nuk ka nevojë për fustane luksoze për të shkëlqyer.

Klubi ishte i mbushur plot, publiku këndonte çdo hit të saj, por ajo që ra në sy menjëherë ishte look-u i guximshëm: xhinse të thjeshta dhe crop-top të zi.

Fansat mbetën të mahnitur nga energja dhe fiziku i Teutës, që tregoi se thjeshtësia mund të jetë po aq e fuqishme sa shkëlqimi skenik.

Në fund, një gjë u duk e qartë: kur muzika dhe performanca flasin, dukja bëhet krejt e parëndësishme.