Vendimi për të mos takuar babain/ Si e përjetoi motra e banorit ?

 

Mbrëmja e kaluar në “Big Brother VIP 5” solli një nga momentet më emocionale të këtij edicioni, me banorin Mal Retkoceri në qendër të vëmendjes.

Gjatë spektaklit, Mali mori një vendim të vështirë personal, duke refuzuar të takonte babain e tij, me të cilin nuk ka pasur komunikim prej shtatë vitesh. Banori u shpreh se nuk ndihej gati për një përballje të tillë, sidomos nën presionin e kamerave dhe vëmendjes publike.

Ai theksoi se ky nuk ishte një refuzim përfundimtar dhe se një ditë do ta takojë të atin, por në një moment më të përshtatshëm dhe larg syrit të publikut.

Vendimi i Malit u shoqërua me reagime edhe jashtë shtëpisë. Motra e tij publikoi një foto të banorit me një kurorë mbi kokë, një gjest që u interpretua nga ndjekësit si shenjë mbështetjeje të plotë ndaj vendimit të tij.