MOS NEGLIZHONI SHQETËSIMET! Shëndeti intim i grave, mjekët nxisin për kontrolle në kohë
Disfunksioni seksual tek gratë mbetet një problem i rëndësishëm shëndetësor, që ndikon jo vetëm në cilësinë e jetës, por edhe në vetëbesimin dhe mirëqenien emocionale të tyre. Mjekët gjinekologë theksojnë se ky problem trajtohet, por shumë gra ende hezitojnë t’i drejtohen mjekut, ndërsa apelojnë për kontrolle dhe analiza në kohë.
Disfunksioni seksual tek gratë është një problem shëndetësor që prek drejtpërdrejt mirëqenien fizike dhe emocionale të tyre, por që shpesh mbetet i patrajtuar për shkak të hezitimit për t’iu drejtuar mjekut.
Sipas mjekut gjinekolog Albert Cakoni disfunksioni përfshin një sërë simptomash.
Mjeku Cakoni shpjegon se trajtimi i këtij problemi nis fillimisht me analiza mjekësore për të identifikuar shkaqet hormonale, ndërsa në disa raste aplikohet edhe estetika gjinekologjike .
Sipas mjekut disfunksioni seksual nuk është vetëm një çështje fizike, por lidhet ngushtë edhe me vetëbesimin dhe shëndetin mendor të gruas. Megjithatë, shumë gra zgjedhin të mos kërkojnë ndihmë mjekësore, duke e lënë problemin pa trajtim.
Mjekët theksojnë se ndërhyrja në kohë është thelbësore dhe u bëjnë thirrje grave të mos neglizhojnë shenjat paralajmëruese.

