Armela prek me historinë e saj: Falë mamit unë sot…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 15:36
Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, emocionet nuk mungojnë. Pasi Mali vendosi të mos takojë të atin, banorët panë një moment prekës të mbështetjes. Armela, duke e kuptuar situatën, e ngushëlloi dhe i tregoi edhe historinë e saj personale, duke krijuar një lidhje të veçantë mes tyre.
“Shikoja mamin e vetme, që vuante për të më rritur dhe fajësoja babin. Isha shumë e zmbrapsur, nuk pranoja ta takoja. Duke më shtyrë mami që të njihesha me të, i them faleminderit mamit që sot kam atë raport që kam me babin. Më ka sqaruar shumë gjëra, sidomos vitet e fundit, sepse në fillim nuk mundesha ta pyesja për asgjë se kisha frikë se zhgënjehesha prapë,” rrëfeu Armela.
