Bilanci politik i 2025-ës/ Myzyraj: SPAK-u ka dominuar ngjarjet kryesore në Shqipëri, ja zhvillimet më të rëndësishme
Gazetari Isa Myzyraj vlerëson vitin 2025 si një vit të dominuar nga veprimtaria e SPAK-ut, duke theksuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe goditjet ndaj klaneve kriminale.
" Mendoj që viti 2025 është karakterizuar dhe titulli kryesor nëse do të kishim vetëm një duhet ta bënim 'SPAK'. Kjo sepse çfarëdo që ka ndodhur, qoftë dhe jashtë fushës së drejtësisë, edhe në politikë është lidhur drejtpërdrejtë me strukturën e posaçme antikorrupsion.
Padyshim në të gjithë këto aksione që ka bërë Prokuroria Speciale,më i bujshmi, më i rëndësishmi, më i forti ka qenë çuarja në burg nga zyra e tij e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po vuan masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt 2025.
Tanimë ka nisur dhe gjykimi për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, zoti Meta është duke pritur gjykimin e tij, figura të rëndësishme, për të kaluar më pas tek shkatërrimi i një sërë organizatash kriminale, dhe klaneve kriminale që ka bërë SPAK-u", u shpreh Myzyraj.
