LOUVRE NËN PRESION/ Muzeu më i vizituar në botë, po përballet me një vit të vështirë

Muzeu më i vizituar në botë, Louvre po përballet me një vit të vështirë. Kulmi arriti me grabitjen e sendeve me vlerë e po vijon me planin e rindërtimit, i cili ka ndezur debate në komunitetin kulturor dhe politik francez.

Rindërtim synon të modernizojë disa pjesë të muzeut dhe të përmirësojë përvojën e vizitorëve, por vjen me kosto të lartë dhe mungesë të koordinimit me stafin e muzeut, çka ka nxitur edhe kritika.

Sipas punonjësve, disa galeri janë mbyllur për periudha të gjata, duke penguar vizitorët dhe duke krijuar tensione brenda institucionit.

Ndërsa vizitorët kanë pikëpamje të ndryshme, disa   janë të kuptueshëm për punimet dhe mbylljet, ndërsa të tjerët shprehin zhgënjim për mungesën e informacionit dhe pengesat që hasin gjatë turit në Muze.

Një temë tjetër debati është siguria, e cila edhe pas grabitjes së afro 88 milionë eurove bizhuteri lë ende për të dëshiruar dhe ekspertët e vizitorët ngrenë pikëpyetje mbi menaxhimin e muzeut.

“Kjo nuk është vetëm një çështje e artit, por edhe e prioriteteve të qeverisë dhe mënyrës sesi trajtohet një nga thesaret kulturore më të mëdha të botës”, u shpreh Marie Claire Dubois, historiane e artit dhe kritike e muzeve.

Po ashtu ekspertët paralajmërojnë se tensionet dhe pasiguria mund të ndikojnë në reputacionin ndërkombëtar të Louvriet, ku kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe transparente.