Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Rritet dogana për makinat e përdorura, tarifat e reja do të vendosen mbi bazën e motorit apo peshës së automjetit

Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat se si doganat do të llogarisin vlerën e mallrave dhe automjeteve, të cilat futen në Shqipëri. Ministria e Financave ka përditësuar rregullat e vitit 2018 dhe ka publikuar një udhëzim të ri, ku tregon çmimet e reja për zhdoganimin e automjeteve.

Kjo me synimin, që të ndalojë nënvlerësimin e mallrave në procesin e zhdoganimit.

Në kuadër të kësaj për çmimet e metaleve, ushqimeve dhe automjeteve dhe karburanteve doganat do të përdorin burime të përditësuara ndërkombëtare. Kjo për të shmangur deklarimet me vlera më të ulëta se ato reale.

Referuar udhëzimit të Ministrisë të Financave automjetet, të cilat janë të vjetra apo janë blerë më një çmim relativisht të ulët nuk mund të zhdoganohet më me një kosto të ulët.

Kjo pasi, pasi tashmë çmimet do të vendosen sipas motorit apo peshës së automjetit përkatës. Ndërsa përsa i përket automjeteve, të cilat importohen nga Europa apo vende si Koreja e Jugut apo Kina do të kenë tarifa të reja më të larta zhdoganimi.