BLI ONLINE SIGURACIONIN NË SIGAL IG/ SIGAL Insurance Group sjell një dhuratë të veçantë për festat e fundvitit

Një blerje online e siguracionit të pronës ose shëndetit me vlerë 10,000 lekë jep menjëherë një kartë blerjeje jetë të parapaguar prej 5,000 ALL, e përdorshme në rrjetet kryesore të supermarketeve. Oferta është e vlefshme deri më 30 dhjetor.

Përmes platformave sigal.com.al dhe shendet.sigal.com.al, në SIGAL Insurance Group mund të blini online pothuajse të gjitha siguracionet motorike, sigurimin e pronës, si dhe të gjitha produktet e sigurimit të shëndetit: kartat e shëndetit privat, shëndetin në udhëtim, sigurimin nga aksidentet personale, paketat anti-tumorale dhe Jetë Plus.

SIGAL IG, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, zotëron certifikimin ndërkombëtar ISO, duke garantuar sigurinë e plotë të çdo blerjeje online për klientët e saj. Njëkohësisht, si proces i modernizuar dhe për të lehtësuar kostot administrative të klientëve, ofron blerje online për pjesën më të madhe të produkteve të sigurimit.

Oferta e fundvitit nga SIGAL, për të garantuar shëndetin ose pronën përmes sigurimit financiar dhe për të përfituar nga festat më të begata, është një mundësi që nuk duhet humbur.

SIGAL IG, sipas të dhënave zyrtare nga AMF, paguan 43% të dëmeve në pronë në raport me tregun total të sigurimeve. Po ashtu, 1 në 2 raste sëmundjesh dhe 1 në 2 raste shëndeti dhe aksidentesh në tregun e sigurimeve në vend, paguhen nga SIGAL Insurance Group.