Ekonomia shqiptare vijon rritjen, por bujqësia dhe industria vazhdojnë të përballen me rënie dhe sfida

Ekonomia shqiptare ka ruajtur ritme pozitive rritjeje edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare. Zgjerimi mbështetet kryesisht nga sektori publik dhe shërbimet, ndërsa sektorët prodhues vazhdojnë të shfaqin dobësi strukturore.

Ekonomia shqiptare vazhdoi të shënojë rritje në tremujorin e tretë të vitit 2025, me një zgjerim prej 3,75% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sektori publik, përmes Administratës, Arsimit dhe Shëndetësisë, u tregua motori kryesor i rritjes, duke kontribuar me 15.04% më shumë se 1të 3 e rritjes totale, kryesisht për shkak rritjes së pagave

Përveç sektorit publik, disa aktivitete të tjera po tregojnë zhvillim të qëndrueshëm. Ndërtimi dhe real estate vijojnë trendin rritës përkatësisht me 4.75% dhe 10.55%  duke dhënë një shtysë shtesë ekonomisë

Nga ana tjetër, sektorët prodhues, si Bujqësia, Industria, vazhdojnë të përballen me vështirësi, duke shënuar rënie me me 4,75 % dhe 1,73 %.

Sipas të dhënave të Instat rritja e përgjithshme e PBB-së u mbështet edhe nga investimet dhe eksportet, ndërsa konsumi i popullsisë po rritet më ngadalë krahasuar me tremujorin paraardhës të ketij viti por ne rritje me vitin e kaluar

Ekspertët theksojnë se përkundër performancës së mirë të shërbimeve dhe sektorit publik, sfidat në industrinë prodhuese dhe bujqësi mbeten pika të dobëta për t’u adresuar.