Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Bashkisë së Kamzës/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak

 Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK. Sipas njoftimit zyrtar, hetimi ka nisur pas rritjes së çmimit të biletës në transportin publik të linjave "Kamëz – Tiranë – Kamëz" dhe "Paskuqan – Babrru – Tiranë".

Nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave. Sipas njoftimit, Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme.

Njoftimi:

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin urban në Kamëz. Pas ankesave dhe shqetësimeve publike për rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e hetimit paraprak ndaj SHPRESA – AL SHPK.

Linjat e përfshira · Kamëz – Tiranë – Kamëz · Paskuqan – Babrru – Tiranë

SHPRESA – AL SHPK rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg.

Nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Periudha e hetimit: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025

Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme.