Tërmeti i fuqishëm godet Afganistanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2025, 08:22
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin Hindu Kush në Afganistan, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave të GFZ.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme apo viktima.
