PËRBALLË KUNDËRSHTARËVE/ Dreshaj: AAK zyrtarisht e nis nesër fushatën nga Prishtina! Kosova gjendet në një situatë të rëndë

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News”, deklaroi se AAK-ja do ta nisë zyrtarisht nesër fushatën nga Prishtina fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Dreshaj theksoi se kriza politike që ka përfshirë vendin që prej muajt shkurtit ka shkaktuar pasoja të rënda për qytetarët.

“Vendi është në një situatë të rëndë si në aspektin e marrëdhënieve me ndërkombëtarët, ashtu edhe në aspektin e investimeve vendore. Nisur nga kjo, fokusi ynë si AAK do të jetë promovimi i vendit në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në promovimin dhe mbështetjen e segmenteve të caktuara të shtetit, ku në këto 5 vitet e fundit ka pasur një ngecje”, shpreh ndër të tjera, Shemsedin Dreshaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KANDIDATIN E AAK, SHEMSEDIN DRESHAJ