Flamurtari, Partizani dhe Vora injorohen, si ndahen ndeshjet e Superiores për javën e 17-të.

Superiorja do të rikthehet me javën e 17-të të saj ditën e premte dhe të shtunë. “Football Meets Data” ka ndarë mundësitë sipas saj, për secilin rezultat.

Fitoret që u jepen më pak se 30% mundësi janë të Partizanit, Flamurtarit dhe Vorës. Këto të fundit ndaj Dinamos numërojnë vetëm 18%. Rrjedhimisht Dinamo, Egnatia përballë Partizanit dhe Teuta ndaj Flamurtarit janë të konsideruara më favoritët për të shkuar te fitorja.

Vllaznia dhe Elbasani ndërkohë në transfertat respektive të Tiranës dhe Bylisit, po ashtu shikohen si më favoritë. Parashikime të vështira për t’u bërë, ndërsa ndarja tregon aktualisht gjashtë ekipe në garë për “Final Four” dhe katër të tjera për mbijetesë.