TIFOZËT DUAN TË BLEJNË MUÇIN/ Nisin fushatën për mbledhjen e 8.5 milionë eurove

Forma e shkëlqyer e Ernest Muçit, ka nxitur tifozët e Trabzonsporit që të nisin një fushatë për mbledhjen fondeve për të paguar klauzolën e shqiptarit te Beshiktash. Një nismë e tillë është konfirmuar nga presidenti i shoqatës së tifozëve të klubit turk, i cili bëri thirrje që të mblidhen 8.5 milionë euro

6 golat në 4 ndeshjet e fundit, kanë bërë që tifozët e Trabzonsporit të dashurohen pas Ernest Mucit. Simpatia është aq e madhe, saqë janë të gatshëm të paguajnë para nga xhepi i tyre për ta patur në ekip edhe sezonin e ardhshëm.

Nisur nga forma e tij e mirë dhe golat spektakolarë, ka bërë që presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonsporit, Hasan Bahadir të bëjë thirrje për të mbledhur 8.5 milionë euro. Kjo është shuma që duhet për të paguar klauzolën e shqiptarit te Beshiktash.

Tifozët shohin një lidhje të fortë të Muçit me klubin e tyre të zemrës dhe për këtë arsye do të marrin një fushatë të tillë.  Muçi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit dhe, sipas Hasan Bahadir, ajo që e bën më shumë pjesë të klubit është fakti se ai ka festuar çdo gol edhe ndaj skuadrës që zotëronte kartonin e tij.

Talenti shqiptar shkëlqeu në ndeshjen kundër Beshiktashit, e cila mban të drejtat e transferimit të tij. Muçi ishte një nga lojtarët më të spikatur të ndeshjes duke arritur të shënojë edhe një gol.

Presidenti i Trabzonspor, Erturul Doan deklaroi se Muçi ishte një zgjedhje e stafit teknik dhe trajneri i kërkoi ta blinte që në verë, por shuma ishte e lartë.

Megjithatë, kreu i klubit u shpreh se tashmë situata ka ndryshuar, ndërsa pranoi se nëse trajneri dëshiron ta ketë në skuadër, atëher mund ta blejë shqiptarin.