Opozita BOJKOTON Komisionet/ Gazetari: Deputetët demokratë refuzojnë pjesëmarrjen si përgjigje ndaj mazhorancës

Në një lidhje direkte për OraNews, gazetari i terrenit Bekim Bici ka treguar lidhur me rendin e zhvillimeve në Komisionin e Reformës Territoriale, e cila mesa duket sot është shoqëruar me bojkotin e opozitës.
Bici ka shpjeguar se sipas burimeve të përcjella nga ana e deputetëve opozitarë, mosprania e tyre në këto mbledhje vjen si një përgjigje ndaj sjelljes së mazhorancës nga tyre.
“Deputetët nuk do të jenë as në këtë Komision të reformës Territoriale, që le të themi që është mbledhja e tretë. Nga ana e opozitës u vendos më herët të bojkotohet mbledhja e parë e këtij Komisioni që ishte Konstituimi i saj. Zgjodhën dhe të ishin prezent në mënyrë që të dakordësoheshin sa i përket kalendarit të punimeve të Komisionit në mbledhjen e tij të dytë.
Por në mbledhjen e tretë sërish deputetët pjesëmarrës në këtë Komision, janë shprehur që nuk do të jenë pjesë e këtij Komisioni për shkak se të sjelljes së paqenë të mazhorancës ndaj opozitës.
Lidhur me votimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, vlen për tu thënë se nëse i referohemi rendit të ditës të parlamentit nuk duket të jetë pjesë e rendit betimi i tij."- tregoi gazetari.
