Gjermania vlerëson profesionalizmin e KFOR-it

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermani, Jan Stoss ka realizuar sot një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Fillimisht Stoss është pritur nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ku pastaj ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga koloneli Müller, komandanti i kontingjentit gjerman.

Sipas njoftimit, gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Dr. Stö shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR.

Ai gjithashtu fitoi njohuri të vlefshme për operacionet e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballen në terren”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon”, thuhet në njoftim.