Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Demaku: Kjo datë është e papërshtatshme për votimet, LVV tenton të "abuz*j" me shtetin
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë opinionisti, Armend Demaku i cili ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë dhe përgatitjen zgjedhore të partive politike.
Fillimisht ai ka shprehur pakënaqësi lidhur me nivelin që po i ofrohet qytetarëve të Kosovës.
“Deri më tani nuk shoh ndonjë nivel i cili ofrohet për qytetarin, që ka në qendër problematikën e qytetarëve.
Më shumë shoh një ngjallje inatesh mes partive politike, konkretisht mes qeverisë në pushtet, nëse mund të themi kështu sepse gjithmonë mua Kosova është totalisht pa institucione, në bllokadë totale institucionale.
Organet kryesore të shtetit siç është qeveria me dikasteret e saj ishin të mangëta në vendimmarrje."-tha ai.
Më pas ai ka komentuar përgatitjen e tyre për këto zgjedhje dhe datën kur qytetarët do japin votën e tyre e ka cilësuar si të papërshtatshme.
"Sa i përket qasjes së partive politike në aspektin e përgatitjes së tyre zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve, si qytetarë i Kosovës i kam ato pakënaqësitë e mia, siç është data 28 dhjetor.
Mendoj se është një datë e papërshtatshme që të mbahen zgjedhjet.
Që qytetarët e Republikës së Kosovës të drejtohen drejt kutive të votimit. Kjo është e papranueshme.
Mirëpo, si duket LVV tenton që shtetin e Kosovës ta abuzojë në kuptimin e qasjes së saj."- u shpreh opinionisti.
