Korçë/ Gjendet 89-vjeçarja e pajetë brenda banesës së saj, dyshohet se...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2025, 10:29
Tjetër rast në Korçë ku një e moshuar e vetmuar ndërron jetë. Një 89 vjeçare nga Dardha është gjetur e pajetë në banesën e saj.
E moshuara është konstatuar nga banorët të cilët kanë lajmëruar policinë.
Sipas informacioneve paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ky është rast i përsëritur në juglindje ku të moshuarit e vetmuar ndërrojnë jetë brenda banesave të tyre
