Rusia pretendon se ka pushtuar Kupyanskun pasi Ukrain kishte rimarrë disa rrethe kyçe
Rusia tha të hënën se kishte marrë “kontrollin” e Kupyanskut, një qytet kyç në verilindje të Ukrainës , ku forcat ukrainase thanë së fundmi se kishin rimarrë disa rrethe nga ushtria ruse.
“Qyteti i Kupyanskut është nën kontrollin e Korpusit të 6-të të ushtrisë ruse”, tha Leonid Sharov, një zëdhënës i njësisë ushtarake ruse Zapad , e cila është e vendosur në rajon.
Njoftimi erdhi ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se ishte i kënaqur me “përparimin” në negociatat me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, me evropianët që po shtyjnë për një forcë shumëkombëshe për të garantuar paqen në Ukrainë.
Rusia tha se kishte pushtuar Kupyanskun në nëntor, ndërsa Ukraina më vonë tha se kishte rimarrë disa rrethe.
“Grupe të vogla” ushtarësh ukrainas po përpiqeshin “çdo ditë” të infiltroheshin në Kupyansk, tha Sarov, duke këmbëngulur se “të gjitha rrethet janë nën kontrollin e forcave ruse”.
Ndëkohë, Zelensky tha të premten se kishte vizituar trupat në zonën e Kupyanskut, në një video të publikuar pasi Kievi njoftoi rimarrjen e dy komuniteteve aty pranë dhe disa rretheve të qytetit.
Vizita e tij erdhi menjëherë pasi forcat ukrainase njoftuan “zhvillime të rëndësishme” në zonën e Kupyanskut, një qendër kryesore hekurudhore në rajonin e Kharkivit.
Ushtria ruse nisi ofensivën e saj në shkallë të gjerë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht pushton 20% të territorit të vendit fqinj, në lindje dhe jug, duke përfshirë disa zona të rajonit të Kharkiv.
