Shpërndante lëndë narkotike në restorantet e Italisë, në pranga 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua nga Karabinierët e Perugia në Itali, nën akuzën për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.

I riu u ndalua në Ponte Felcino, ndërsa drejtonte një ‘Fiat 500’ pranë një restoranti në zonë, ku dyshohet se kryente biznesin e tij ilegal të shitjes së mallit. Pasi e panë në një parking, oficerët vendosën ta hetonin.

Një kontroll i mëvonshëm i makinës bëri që oficerët të gjenin 30 pako kokainë të fshehura nën timon, me një peshë totale prej 33 gramësh.

Çdo pako peshonte afërsisht 0.8 gramë. Kontrolli gjithashtu gjeti 515 euro në para të gatshme dhe një iPhone, informon media italiane.

Arrestimi u vërtetua më vonë nga një gjyqtar në Gjykatën e Perugia, i cili urdhëroi 23-vjeçarin të paraqitej në policinë gjyqësore.