Pas bisedimeve në Berlin, Zelensky refuzon të njoh Donbasin si territor rus

Ukraina nuk do ta njohë Donbasin si territor rus, as de jure dhe as de fakto.

Kështu ka deklaruar, sipas asaj që raporton agjencia Unian, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në margjinat e samitit të Berlinit.

“Nuk duam të heqim dorë nga Donbasi ynë. Amerikanët duan të gjejnë një kompromis dhe propozojnë një zonë ekonomike të lirë, e cila nuk do të thotë nën drejtimin e Federatës Ruse”, shtoi Zelensky.

Më pas ai vazhdoi: “Pavarësisht gjithçkaje, do ta diskutojmë çështjen territoriale. Është një nga çështjet kyçe për të cilat ende nuk kemi arritur një konsensus”