Osmani takim me Pecin në Mitrovicë: Së bashku do ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës
Gjatë vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kryetarin e Mitrovicës Faton Peci, për ta uruar për pozitën e tij të re, Peci ka deklaruar se është diskutuar për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës dhe mbështetjes institucionale.
Në këtë takim, u premtua nga presidentja Osmani se së bashku do të ruajnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci në një konferencë për media, tha se Mitrovica ka mbështetjen institucionale duke filluar nga Zyra e Presidentes dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Gjatë kësaj vizite, Peci tha se është diskutuar për çështjet kryesore si arsimi, shëndetësia, por edhe çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale të këtij qyteti, porse nuk demonstrohet në terren.
Për këtë Peci tha se duhet të përmirësohet dhe të investohet në infrastrukturë.
Ndërsa kryetarja e shtetit të Kosovë, Vjosa Osmani tha se qyteti i Mitrovicës do të ketë përkrahjen e nivelit qendror, për shkak të sfidave që kanë pasur qytetarët edhe pas lufte.
Osmani tha se beson në e përmirësimin tij, duke ditur vullnetin e Pecit që ka dhe seriozitetit në punë, duke ditur rëndësinë e Mitrovicës.
Presidentja Osmani tha se së bashku do të ruajnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.
E pyetur se pse nuk ka përkrahur në të njëjtën mënyrë ish-kryetarin e Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamzën, Osmani u kundërpërgjigj se është një propagandë, pasi ka vizituar disa herë Hamzën dhe ka pasur përkrahjen e njëjtë. /Kosovapress

