PDK S’KA VIJA TË KUQE ME SHQIPTARËT/ Artan Behrami: Bedri Hamza, kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe me partitë shqiptare, por vetëm me Serbinë.
Behrami renditi dallimet mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit, duke shprehur bindjen se Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm.
PDK S’KA VIJA TË KUQE ME SHQIPTARËT/ Artan Behrami: Bedri Hamza,

Ish-deputeti, njëherit kandidati për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës Artan Behrami ka renditur disa nga dallimet e liderit të kësaj partie, Bedri Hamza me atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar edhe se PDK nuk ka vija të kuqe me partitë shqiptare por me Serbinë.

Artan Behrami në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm, e ku foli edhe për atë se a e pranon PDK, Fatmir Limajn në parti.

Behrami ka shpjeguar çka ndodhi me çështjen e Limajt i cili në një konferencë për media tha se nëse do ta kalojnë pragun në Kuvend do t’i bashkohen PDK-së.

Ish-deputeti përmend rehatinë e PDK-së në bashkëpunim me partitë tjera dhe si pjesë të bashkëpunimit renditi LDK-në, AAK-në dhe partitë jo serbe.

Sa i përket bllokadës mbi 10 muaj të mosformimit të qeverisë, Behramaj u shpreh i bindur se qytetarët do ta votojnë Bedri Hamzën dhe se Kosova nuk do të përballet me një gjë të tillë.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 28 dhjetor si pasojë e bllokadës institucionale që ishte bërë prej më shumë se 10 muajsh.