Presidenti i Barcelonës, Laporta dëshmon në Gjykatë për rastin ‘Negreira’

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është paraqitur sot në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me çështjen Negreira, ku dha disa deklarata të forta për të sqaruar pozicionin e klubit dhe të vetin.

Laporta mohoi çdo lidhje personale me ish-nënpresidentin e Komitetit të Arbitrave, José María Enríquez Negreira: “Në fakt, unë nuk e njoh Negreiran dhe asnjë person të afërt me të.

Nuk kam pasur kurrë asnjë lloj marrëdhënieje me ta”.

Ai theksoi se pagesat e Barcelonës për kompaninë e Negreiras kishin të bëjnë vetëm me raporte teknike dhe asnjëherë për favore arbitrale: “Ne kemi paguar për raporte, në asnjë rast që të na favorizonin.

Nuk kishim nevojë për favore.”

Laporta tha se këto pagesa i kishte trashëguar nga drejtuesit e mëparshëm dhe se stafi sportiv i kishte konfirmuar se duhej të vazhdohej me to: “I trashëgova ato pagesa.

Pyeta drejtuesit sportivë dhe ata na thanë të vazhdonim me raportet.”

Presidenti sqaroi gjithashtu se dokumentet e periudhës së parë nuk ekzistojnë më për shkak të një procedure standarde: “Nuk kemi raporte nga faza e parë sepse çdo pesë vjet ato shkatërrohen.

Kostoja e raporteve nuk duhej të kalonte përmes kontrollit të bordit, ishte çështje shumë”.

Dëshmia e Laportës pritet të ketë peshë të madhe në çështjen Negreira, një skandal që prej kohësh ka vënë në qendër të vëmendjes funksionimin e arbitrimit në Spanjë dhe lidhjet e mundshme me klubet.