Europa League/ Betisi shumë i fortë për Dinamon e Zagrebit, fitore për Stuttgart dhe Nottingham Forest

Sot në orën 18:45 u zhvilluan nëntë ndeshje të raundit të gjashtë të Europa League, ku skuadrat kryesore të grupit arritën fitore dhe shmangën surprizat.

Totali i këtyre takimeve ishte 25 gola, ndërsa vetëm sfida mes Ludogorets dhe PAOK përfundoi me barazim 3-3.

Real Betis arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Dinamo Zagrebit në Europa League, duke vazhduar serinë e pa humbjeve në Evropë.

Golin e parë e realizoi Rodrigo Riquelme në minutat e para të ndeshjes, kur një pasim i keq i mbrojtësit Sergi Domínguez përfundoi në rrjetën e tij, duke dhënë avantazhin 1-0 për Betis.

Pak minuta më pas, Riquelme shënoi golin e dytë, pas një pasimi të bukur nga Cédric Bakambu, duke mposhtur portierin Filipović me një goditje të qetë dhe rezultati u bë 2-0.

Vetëm katër minuta më vonë, Antony përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit kroat për të realizuar golin e tretë, duke kompletuar avantazhin e trefishtë për spanjollët.

Për Dinamo Zagreb, Niko Galešić realizoi golin e vetëm në minutën e 89-të, duke dhënë një ngushëllim simbolik për vendasit, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë rezultat, Real Betis vazhdon serinë e pa humbjeve dhe ngjitet në historinë e klubit me tetë ndeshje radhazi pa humbje në Evropë.

Arbër Hoxha, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar në radhët e Dinamos, por luajti vetëm në pjesën e parë, pa mundur të lërë shenjë. 

Europa League/ Betisi shumë i fortë për Dinamon e Zagrebit,