Mund të luajë edhe Shqipëria/ Ukraina befason me stadiumin për “play off”-in e Botërorit

Federata e Futbollit e Ukrainës ka vendosur stadiumin ku do të luajë për fazën “play off” të Botërorit 2026.

Ukrainasit do të luajnë në Valencia të Spanjës ndeshjet e tyre.

Më saktësisht në “Estadi Ciutat de Valencia”, aty ku zhvillon ndeshjet e tij ekipi i Levantes.

Ndeshja e parë e Ukrainës është programuar më 26 mars, ndaj Suedisë.

Më pas, nëse do të fitojë ndaj Suedisë, Ukraina do të përballet me fituesin e çiftit Poloni-Shqipëri.

Ndeshja e dytë, ku Shqipëria shpreson të jetë pjesë, është rezervuar për datën 31 mars.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe nëse Shqipëria dhe Ukraina humbin ndeshjet e tyre, pasi do të luanin një miqësore të detyrueshme.