Zgjidhet formacioni i javës në Champions, Madueke lojtari më i mirë

Raundi i gjashtë i fazës së kampionatit të Champions League ka sjellë spektakël dhe emocione, ndërsa UEFA ka publikuar formacionin zyrtar të javës, ku spikasin disa emra të mëdhenj të futbollit europian.

Ndër më të dalluarit është Charles De Ketelaere, i cili me paraqitjen e tij të shkëlqyer ka merituar vendin në ‘Team of the Week’, duke treguar se është bërë një nga pikat e forta të ekipit të tij në këtë sezon të Championsit. 

Belgu ka qenë vendimtar me vizionin, teknikën dhe qetësinë në fazën ofensive, duke dhënë një sinjal të qartë se është gati të bëhet protagonist i madh në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, lojtari më i mirë absolut i javës është shpallur Noni Madueke.

Sulmuesi anglez i Arsenalit ka shpërthyer me një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Club Brugge, duke i udhëhequr të tijtë drejt një fitoreje të rëndësishme me gola, driblime dhe një intensitet të jashtëzakonshëm përgjatë gjithë ndeshjes. 

Forma e tij e lartë është reflektuar edhe në statistikat që e kanë vlerësuar si futbollistin më të spikatur të kësaj jave në Champions League.

Nyk mund të mungotne talenti i Bayernit, Karl, apo Kounde i Barcelonës, që spikati me dy gola me kokë në fitoren me përmbysje ndaj Eintracht Frankurtit. 

Formacioni i javës përfshin lojtarë që kanë bërë diferencën në ndeshjet e fundit, duke u vlerësuar për ndikimin, kontributin dhe vendosmërinë e treguar në fushë. 

Zgjidhet formacioni i javës në Champions, Madueke lojtari më i