Shirat e rrëmbyeshëm në Indi, përmbyten disa lagje, 5 persona ndërrojnë jetë

Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur qytetin indian të Kolkatës, duke lënë disa lagje të përmbytura.

Sipas kanalit televiziv, të paktën 5 persona kanë vdekur në aksidente dhe incidente të ndryshme të shkaktuara nga shirat.

Përmbytjet në pjesët jugore dhe qendrore të qytetit ndërprenë trafikun, si dhe funksionimin e trenave periferikë dhe metrosë. Disa shkolla u mbyllën.

Linjat ajrore kryesore të Indisë, Air India dhe IndiGo, i kanë informuar pasagjerët për mundësinë e vonesave të fluturimeve.