Zelensky: Ukraina po finalizon planin e paqes me 20 pika për t'ia paraqitur SHBA-së në të ardhmen e afërt
Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina po finalizon një dokument paqeje me 20 pika dhe do t'ia paraqesë atë SHBA-së në "të ardhmen e afërt".
Sipas mediave të huaja, në një postim në internet, Zelensky shton se Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme sot, ku do të diskutohet rindërtimi i pasluftës dhe zhvillimi ekonomik.
Lideri ukrainas thotë: "Po finalizojmë punën mbi 20 pikat e një dokumenti themelor që mund të përcaktojë parametrat për përfundimin e luftës dhe presim ta dorëzojmë këtë dokument në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen e afërt, pas punës sonë të përbashkët me ekipin e Presidentit Trump dhe partnerët në Evropë."
Zelensky thotë gjithashtu se bisedimet do të pasohen nga një takim virtual i të ashtuquajturit koalicion i të vullnetshëmve.
"Ne po punojmë shumë produktivisht për të garantuar sigurinë e ardhshme dhe për të parandaluar një përsëritje të agresionit rus", shton ai.
