29 dhjetori në Majami, Trump dhe Netanyahu shpalosin planin për fazën e dytë në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë më 28 dhjetor nga Izraeli drejt Majamit, ku një ditë më pas pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump dhe këshilltarët e tij më të lartë në rezidencën e Mar-a-Lago. Lajmi u konfirmua nga zyra e kryeministrit izraelit.
Netanyahu do të kthehet në Izrael më 1 janar, duke mbërritur në vendin e tij ditën pasuese.
Për vizitën e dytë radhazi në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë izraelite ka vendosur të mos lejojë praninë e gazetarëve në bordin e avionit qeveritar “Wing of Zion”, pavarësisht se ai është i pajisur me një seksion të posaçëm për median.
Udhëtimi zhvillohet në një moment kur administrata Trump po shtyn për nisjen e fazës së dytë të planit të Shtëpisë së Bardhë për Gazën.
