Ekspozita për 8 dhjetorin/ Malile: Një projekt jetëgjatë që do shëtisi kudo në Shqipëri, hap dialog nëpërmjet artit

Në një lidhje direkte në emisionin “Ora e Betit” ka qenë drejtori artistik Arbër Malile i cili ka folur për një ekspozitë që ka qenë i inspiruar nga 8 dhjetori, dita e parë e ngritjes së zërit të rinis kundër regjimit komunist.

Malile ka treguar se nga i ka buruar ideja për këtë ekspozite teksa ka përshkruar simbolikën që mbart ajo.

“Propozimi i një prej vizitorëve tonë në këtë ditë shumë të shkurtër për të prezantuar një ekspozitë, në një përvojë të tillë imersive, sidomos të një ngjarje historike kaq të rëndësishme për historinë e Shqipërisë.

Propozimi i tij shkurtimisht ishte që kjo ekspozitë të jetë më jetëgjatë. Mund të shëtisi kudo në qytetet edhe vendet e Shqipërisë, për t’ju bërë prezent edhe një publiku më të gjerë. Publiku që pati fatin ta vizitonte mbrëmë, qoftë edhe vizitorëve të huaj.

Edhe për qëllimë shumë më të mëdha, për të hapur një dialog nëpërmjet artit.”- tha Malile.