Dhjetori përmes fotografisë/ Tasho: I kam të gjitha momentet që ndodhën në Tiranë, sidomos grevën e studentëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 22:14
Fotografi, Roland Tasho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se i ka pothuajse të gjitha momenet që ndodhën në Tiranë në fotografi më 8 dhjetor të 1990.
Tasho: Në atë periudhë ne ishim disa fotografë.
Por ajo që mua më karakterizon është se unë pothuajse i kam të gjitha momentet që ndodhën në Tiranë, dhe sidomos grevën e studentëve.
Pata fatin të hyja sepse edhe atje të futeshe nuk ishte e kollajt.
Por unë përfitova sepse njihja, ishin këto studentët që bënin shkrime e reportazhe për grevën e studentëve.
