PILULA E EMERGJENCËS/ Mjeku Cakoni: Ka shumë paciente që marrin kontraceptivin dhe pavarësisht kësaj shtatëzania funksionon
Gjinekologu Albert Cakoni u bën thirrje grave dhe vajzave të tregojnë kujdes me përdorimin e kontraceptivëve dhe pilulave të emergjencës, duke paralajmëruar se këto metoda kanë funksione të ndryshme dhe nuk duhet të ngatërrohen mes tyre.
“Përdorimi i kontraceptivëve të urgjencës duhet të përdoret sa më pak të jetë e mundur. Nuk janë shumë të shëndetshme, është një dozë me progresteron dhe me përqindje të lartë, përgjithësisht jo gjithmonë funksionon.
Ka shumë pacientë ose gra që marrin kontraceptivë dhe shtatëzania funksionon.
Çrregullon ciklin menstrual.”- u shpreh mjeku.
Në një intervistë për Ora News gjinekologu thekson se pilulat e emergjencës duhet të përdoren vetëm në raste të jashtëzakonshme, pasi ato nuk janë të shëndetshme ndërsa paralajmëron se përdorimi pa kriter i tyre mund të shkaktojë çrregullime të ciklit menstrual, si dhe nuk garanton efektivitet të plotë.
Sipas mjekut Cakoni, kontraceptivët e rregullt janë metoda më e sigurt dhe e rekomanduar për mbrojtje gjatë marrëdhënieve seksuale, ndërsa përdorimi i tyre duhet të bëhet nën këshillim dhe ndjekje mjekësore.
Mjeku kërkon më shumë ndërgjegjësim, sidomos tek të rinjtë, për të mos përdorur pilulat e emergjencës si zëvendësim të metodave të rregullta kontraceptive, por vetëm si zgjidhje urgjente.
