PËRBALLJE ME TË SHKUARËN! Conte-Spalleti me role të përmbysura në “Maradona” të dielën në mbrëmje
Trajneri i Napolit Antonio Conte, një ish-juventin i flaktë, do të përballet këtë të dielë me ekipin e Lucjano Spalletit. Ky i fundit që sot udhëheq "Zonjën e Vjetër", cilësohet si arkitekt i titullit kampion te napoletanëve. Duke qenë ndeshja e parë zyrtare mes 2 teknikëve në role të përmbysuura, e diela pritet që të rezervojë emocione të mëdha!
Të dielën në mbrëmje luhet një ndër sfidat më të vecanta të këtij sezoni në Seria A, Napoli-Juventus.
Një sfidë emocionuese në stadiumin “Diego Maradona”, pasi përveç rëndësisë që mbart për ecurunë e kampionatit, është ndeshja e parë zyrtare mes 2 trajnerëvë Antonio Conte dhe Lucjano Spalletit.
Conte, flamurmbajtësi legjendar i Juventusit sot në stolin e Napolit. Ndërsa arkitekti i Scudetto-s së Napolit, Spalletti, sot në stolin e Juventusit. Role të përmbysura, por ambicie të njëjta!
Napoli kërkon fitoren për të mbajtur kryesimin. Juventus kërkon pikë për t’u rikthyer realisht në garën për titull. Kjo ndeshje mund të lëkundë gjithë balancat e kampionatit.
Conte mbërriti te Napoli në verën e vitit 2024 dhe vetëm nëntë muaj më vonë e çoi skuadrën drejt një titulli historik. Të njëjtën ndjesi triumfi që përjetoi edhe Spalletti, kur riktheu titullin te napoletanët pas 33 vitesh.
Të dy kanë arritur atë që askush nuk e bëri dot për dekada: të fitonin titullin pa Maradonën në fushë. Dhe kjo i ka futur të dy në zemrën e qytetit napolitan, secilin në kohën e vet.
E vetmja herë kur 2 tekniket italianë u ndeshën ballë për ballë ishte në vitin 2017, në një miqësore të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve në Singapor. Në atë kohë Interi i Spallettit fitoi 2–1 ndaj Chelseat të Contes.
Tani në një ndeshje zyrtare ambicia është më e madhe, njëjtë si dhe kurioziteti i tifozerisë.

