EMRAT/ Jo vetëm Veliaj, por kjo javë e ngjeshur me gjykime kryebashkiakësh të majtë në GJKKO

Erion Veliaj i Tiranës, Kristjan Shkreli i Vaut të Dejës dhe Majlinda Bufi e Roskovecit janë tre kryebashkiakët socialistë që vihen përballë bankës së akuzës këtë të premte në GJKKO.

Shkreli dhe Bufi janë marrë të pandehur nga SPAK dhe për zyrtarët e lartë vendor çështja ka kaluar në seancë paraprake. Ndërsa për Veliajn prej javësh çështja ka ngecur pikërisht në këtë fazë, ku dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.

Shkeli akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Bufi ,për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike’.

Shkreli dhe Bufi janë kryebashkiakët e radhës, në listën e gjatë të zyrtarëve të lartë vendorë që po përballen me drejtësinë. Teksa Bufi e Shkreli pritet të marrin pjesë vetë në gjyq, Veliaj sipas informacioneve të deritanishme, do të përfaqësohet nga avokatët.