Dhu*a në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, Çobani: S'kisha dëgjuar që futbollistët të bënin sherr para ndeshjes

Ish-futbollisti, Artur Çobani në një intervistë në emisionin 'Sport Focus'' në Ora News u shpreh se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë që futbollistët e dy ekipeve të bënin sherr pa filluar ndeshja, duke iu referuar rastit të dhunës në sfidën mes Ilirisë dhe Skënderbeut.

Çobani: Ne jemi ndeshur me raste dhune.

Historiku i futbollit ka shumë.

Por gjithmonë kemi folur për rastet e dhunës që kanë ndodhur brenda në fushë.

Ose që ka ndodhur nga tifozët, nga faktorët e jashtëm dhe jo ata që janë aktorë.

Kurse kjo është e veçantë sepse ka ndodhur midis aktorëve.

Është e rrallë sepse unë nuk kisha dëgjuar ndonjëherë që futbollistët e të dyja skuadrave të krijonin një ambient tensioni dhe sherri pa filluar ndeshja.