Situata te Milani, Allegri flet për gjendjen e Ardon Jasharit para sfidës ndaj Lazios

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka folur për gjendjen e Ardon Jasharit para ndeshjes kundër Lazios.

Sipas tij, fokus i vëmendjes nuk është vetëm të shohë aftësitë e Jasharit, por edhe gjendjen e tij fizike.

“Dua të shoh gjendjen e tij fizike, sepse të mos harrojmë se kur ai mbërriti, kishte qenë jashtë fushave për dy muaj.

Ai luajti 45 minuta, pastaj u lëndua dhe tani ka qenë përsëri jashtë për dy muaj. Jam gjithashtu kurioz të shoh nivelin e tij të fitnesit”,-tha Allegri.

Trajneri po konsideron disa ndryshime në formacion dhe kjo ndeshje mund të shërbejë si test për Jasharin, i cili po kërkon të rikthehet në ritmin e lojës pas lëndimeve.