EKONOMIA 2025/ Eksperti Spaho: Sektori i bujqësisë ka pësuar rënia prodhimi dhe në fuqi punëtore

Në studion e OraNews ka qenë i ftuar Mateo Spaho ekspert ekonomie për të folur lidhur me raportin ekonomik për vitin 2025.

Ekonomisti u shpreh se kemi ruajtur përgjatë viteve të fundit, të njëjtin trend dhe se rritja ekonomike nuk i ka tejkaluar 4%.

“Shqipëria ka pak a shumë 4-5 vite që ka të njëjtën tendencë. Ku kemi një rritje nga 3 deri në 4% në vit dhe kemi të njëjtat ‘sëmundje’ dhe të njëjtat benefite.”- tha Spaho.

Teksa  më tej është pyetur për sektorin që ka hasur më shumë problematika ekonomike, eksperti ka thënë se fusha e bujqësisë ka qenë më e prekura nga dëmet ekonomike.

“Problemet më kryesore kanë qenë te bujqësia edhe për këtë vit, ku ky sektor vijon të ketë një rënie të prodhimit, të produktivitetit dhe njerëzit që merren dhe sasisë të prodhimit të brendshëm bruto.”- tha ai.

Konstatimet ekonomike nuk ndalen vetëm te bujqësia pasi Mateo Spaho ka treguar se problematike ka qenë dhe sektori industrial.

“Në dy vitet e fundit kemi patur, për sa i përket aktivitetit industrial dhe industrisë së lehta, probleme që varfëron alternativat ekonomike që Shqipëria ka.”- përfundoi Spaho.