Dani: Në ndeshjen me Anglinë, ishin rreth 450 forca Security të angazhuara për mbarëvajtjen e sfidës

Administrator Security, Naim Dani i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se në ndeshjen me Anglinë ishin rreth 450 forca security të angazhuara për mbarëvajtjen e sfidës.

Dani: Ne jemi një forcë shumë e shtuar dhe shumë vendimtare në organizimin e një ndeshjeje.

Puna jonë shumë pak shihet.

Në ndeshjen me Anglinë ne kishim rreth 450 forca të angazhuara për këtë ndeshje.

Bashkëpunimi me policinë e shtetit është në nivelin maksimal dhe pa atë nuk bëhet gjë.

Ndeshja me Anglinë ishte një nga ndeshjet perfekte që është zhvilluar deri më sot në ‘’Air  Albania’’ përjashtuar finalen e Conference League që ishte super perfekte.