Superiorja/ Dabulla: Këto javë është zbukuruar kampionati sepse skuadrat e kreut janë ngjeshur

Ish-futbollisti, Rezart Dabulla i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se në këto javë është zbukuruar kampionati sepse skuadrat e kreut janë ngjeshur.

Dabulla: Gabimet do ti bëjnë të gjitha skuadrat.

Çdo skuadër sado e mirë të jetë prap do ketë disa ndeshje ‘’jo’’.

Për faj të formës së lojtarëve, për faj të kartonave, për faj të ndonjë dëmtimi qëllon që nuk shkon atje ku duhet.

Por e zonja është ajo skuadër që këtë periudhën ‘’jo’’ e ka shumë të shkurtër.

Në këto javë është zbukuruar kampionati sepse skuadrat e kreut janë ngjeshur.